ANKARA, 9 maj /ATSH-AA/- Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri është rritur në 3 739, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 50 vdekje të tjera.
Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të zbuluara me koronavirus po ashtu është rritur në 137 115, me 1 546 raste të tjera.
Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend është rritur në 89 480, me 3 084 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, tha Koca, Turqia ka kryer gjithsej 1.33 milionë teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit ka kryer 35 605 teste. /os/






















