Ballina Bota

ITALI – Bie sërish numri i viktimave nga COVID-19: 194 në 24 orët e fundit

ROME, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Mbrojtja Civile italiane raporton se në fundjavën e parë pas zbllokimit, numri i të infektuarveien të sotëm ka rënë nga 1 327 në 1 083.

Ajo që ka më shumë rëndësi është numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima kundrejt 243 të ditës së djeshme.

Numri i të shëruarve ka arritur në 4 000 persona ku si pasojë janë liruar 802 shtretër në repartet e zakonshme Covid dhe 134 në njësitë e kujdesit intensiv.

Personat e infektuar zbresin në 84 842. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdalimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”/ Reagimet
Artikulli tjetërLONDËR – BM pranon fëmijë migrantë nga kampet e ishujve grekë