LONDËR – BM pranon fëmijë migrantë nga kampet e ishujve grekë

ATHINË, 9 maj /ATSH-DPA/ – Të paktën 16 fëmijë migrantë, të pashoqëruar, do të mbërrijnë të hënën në Britanine e Madhe, pasi u evakuan nga kampet në ishujt grekë, njoftoi Ministria greke e Migracionit.

Sipas ministrisë, 31 migrantë të tjerë, që do të bashkohen me familjet e tyre në Britaninë e Madhe, do të jenë gjithashtu në fluturimin nga Athina për në Londër.

Greqia është kritikuar për mbipopullim të disa prej kampeve të refugjatëve.

Muajin e kaluar, Luksemburgu dhe Gjermania morën 12 dhe 47 të mitur të pashoqëruar.

Javën e ardhshme është planifikuar një tjetër fluturim për në Zvicër, ku do të dërgohen 22 të mitur.

Bashkimi Europian planifikon të strehojë në vendet anëtare rreth 1 600 të mitur të pashoqëruar  nga kampet e mbipopulluara./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.