TIRANË, 4 maj/ ATSH- A. Fortuzi/ Bashkia e Kamzës vijon punën me intensitet për vendosjen dhe rifreskimin e vijave të bardha në rrugët e qytetit, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.
“Vijon puna për vendosjen dhe rifreskimin e vijave të bardha pranë Komisariatit, bashkisë Kamëz dhe rrethrrotullimit të Bulevardit Blu. Siguria e qytetarëve, prioriteti ynë!”, njofton bashkia Kamëz.
Sipas njoftimit, paralelisht me vijat e bardha, vijon intensivisht puna edhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore.
Grupi i punës, më herët ka përfunduar vijëzimet e bardha, për një lëvizje të sigurt të këmbësorëve, përgjatë rrugëve: “Besëlidhja” dhe “Drini”, në Bathore; “Nënë Tereza”, në Laknas, si edhe pranë shkollave: “Ibrahim Basha”, në Bulcesh; “Azem Hajdari”, në ZallMner. Janë vendosur gjithashtu vijëzimet dhe tabelat, për vendqëndrimin e taksive në rrugën “Skënderbeu”, në Kamëz, si dhe tek Belba Bathore./a.a//r.e/























