Ballina Flash

SPORT – 20 klubet e Serie A: Të vijojë sezoni i pezulluar futbollistik

ROME, 2 maj /ATSH-ANSA/- Të 20 ekipet në Serinë A në kampionatin italian mbështetën idenë për vazhdim të sezonit të pezulluar për shkak të koronavirusit.

Dëshira unanime për të “përfunduar sezonin” e Serisë A, e ndërprerë për emergjencën e koronavirusit, u ritheksua nga ”Asambleja della Lega”, e mbledhur me telekonferencë për të diskutuar çështjen e të drejtave televizive.

Pozicioni i 20 klubeve, i cili përsëriti atë të 21 prillit, vjen pas fjalëve të ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili kishte theksuar se ”nëse nuk do të gjendet një marrëveshje për modifikimin e protokollit për rifillimin, qeveria do të marrë përgjegjësinë për shpalljen e sezonit të mbyllur”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajtimi i ankesave për paketën e dytë të ndihmës financiare, Ibrahimaj: Mënyra se si duhet të aplikoni
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Trenat japonezë tashmë mund të… ”lehin”!