Ballina Flash

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, 2 raste edhe në Kurbin

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha sot në komunikimin për mediet se “nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

“Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, – tha Fico.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            245 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnjë          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          94 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                13 raste

– Krujë              11 raste

– Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës             9 raste

– Mallakastër     1 rast

– Kurbin            2 raste

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ 6 të shëruar në 24 orët e fundit, 283 në total
Artikulli tjetërKosovë, Policia ndalon 31 persona për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes