Ballina Flash

Rita Ora i bashkohet nismës së shqiptarëve në luftën kundër koronavirusit

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora është artistja e fundit që i është bashkuar nismës “Një kafe si flutur”, që ka për synim luftimin e COVID-19, duke mbështetur institucionet shëndetësore me fondet e krijuara nga ky fondacion.

“‘Një kafe si flutur’ është një iniciativë për mbledhur fonde për institucionet shëndetësore në Kosovë, për të përballuar COVID-19. Rrini në shtëpi dhe ndihmoni institucionet shëndetësore në Kosovë”, shprehet Rita Ora në videomesazhin e saj.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konstatuar edhe 79 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 362 numrin total të të prekurve, thuhet në njoftimin e përditësuar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /k.s/ /j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër/ Rehabilitohet linja e ujit të pijshëm në fshatin Arshi Lengo
Artikulli tjetërGJERMANI – “Leopoldina” bën thirrje për rihapjen e disa shkollave