GJERMANI – “Leopoldina” bën thirrje për rihapjen e disa shkollave

HALLE, 13 prill /ATSH-DPA/ – Akademia Kombëtare e Shkencave në Gjermani, “Leopoldina”, njoftoi se qeveria mund të fillojë rihapjen e disa shkollave fillore dhe të mesme, duke respektuar rregullat e higjienës për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Akademia rekomandoi sot se rifillimi i disa shkollave do të ndihmonte në normalizimin e rregulloreve të reja të higjenës dhe në ringjalljen e jetës publike, por paralajmëroi që rastet e reja me COVID-19 duhet të jenë në nivel të menaxhueshëm.

Akademia, me qendër në qytetin Halle, gjithashtu shtoi se qeveria duhet të kërkojë që qytetarët të përdorin maska në transportin publik.

Kancelarja Angela Merkel, i përshkroi gjetjet e “Leopoldina”-s si shumë të rëndësishme për vendimet e qeverisë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.