TIRANË, 12 prill/ATSH/ – Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha dje, në mbrëmje një koncert në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashkëqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19.
Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, të cilët po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara.
Duke e falënderuar me mirënjohje Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i përshëndeti të gjithë me një kolazh të interpretuar prej tij.
Presidenti i uron të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, të gëzuar e të këndshme pranë familjeve! “Gëzuar Pashkët Shkodër! Pashkë të mbara për të gjithë!”, është shprehur Meta.
/gj.mima/























