LONDËR, 12 prill /ATSH-DPA/ – Gjiganti i garave me makina, sër Stirling Moss vdiq në moshën 90-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
“Ai thjesht mbylli sytë”, u citua bashkëshortja e tij nga media britanike.
Moss vlerësohet gjerësisht si një nga nxitësit më të mëdhenj të krijimit të Formula1, megjithëse ai kurrë nuk fitoi një titull botëror.
Moss u tërhoq nga garat pas një përplasjeje në 1962, që e la atë në gjendje kome për një muaj dhe u paralizua pjesërisht për gjashtë muaj.
“Sot, bota sportive humbi jo vetëm një ikonë të vërtetë dhe një legjendë, por një zotëri. Ekipi dhe familja Mercedes Motorsport kanë humbur një mik të dashur. Sër Stirling, ne do të na mungosh”, shkruajti në Twitter Mercedes Benz./ a.jor.














