Shërohet një tjetër infermier nga COVID-19, shkon në 28 personeli mjekësor i shëruar

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasirliu ka ndarë lajmin e mirë që është shëruar edhe 1 infermier tjetër nga COVID-19.

Ajo ka lajmëruar se pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka dalë negativ. Manastirliu tha se numri në total i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 28.

“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me COVID-19  është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19″, tha Manastirliu.

Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. /z.tosku /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.