BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane miratoi eksporte armësh me vlerë 1,16 miliardë euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti (T1 2020), tha sot Ministria gjermane e Ekonomisë.
Eksportet, që vijnë pas një viti rekord në 2019, kur u miratuan më shumë se 8 miliardë euro, u rritën me vetëm 45 milionë euro në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Shifrat u publikuan në përgjigje të një pyetjeje në Bundestag nga Sevim Dagdelen, deputete e partisë së majtë të opozitës ”Die Linke” (”E majta”).
Egjipti ishte importuesi kryesor i armëve gjermane, me vlerë 290,6 milionë euro.
Javën e kaluar, qeveria gjermane miratoi një dorëzim nëndetëseje për qeverinë e presidentit Abdel-Fattah al-Sissi.
Egjipti ishte gjithashtu klienti i tretë më i madh i huaj për pajisjet ushtarake gjermane vitin e kaluar duke marrë mallra në vlerën e 802 milion euro.
“Ndërsa OKB-ja bën thirrje për një armëpushim global për të luftuar pandeminë e koronavirusit, qeveria gjermane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit me armët e saj të dërguara në rajonet e krizës”, tha Dagdelen./ a.jor.













