TIRANË, 9 prill/ATSH/ Në Fier vijoi edhe sot shërbimi në familje me pensione, ushqime, pagesa faturash dhe ilaçe në 322 familje.
Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi siguroi sot se “bashkia do t’u gjendet pranë menjëherë të gjithë pensionistëve”.
“Kujtojmë se kushdo që mund të ketë informacion, qoftë edhe për një pensionist të vetëm që ka nevojë për shërbime të ndryshme, të na njoftojë. Jemi larg vetëm një telefonatë.
Do t’u gjendemi pranë menjëherë, vetëm ata të mos dalin nga shtëpia”, tha Subashi. /m.m/j.p/r.e/






















