SHBA – FDA autorizon përdorimin e ilaçeve kundër malaries për të trajtuar COVID-19

NJU JORK, 30 mars /ATSH/ – Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), lëshoi një autorizim të kufizuar për përdorimin e dy ilaçeve kundër malaries, në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, shkruan “ABC News”.

Në një deklaratë të bërë dje, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi se kishte marrë 30 milionë doza sulfat hidroksilklorine dhe një milion doza fosfat klorokine të dhuruara. Hidroksilklorina dhe klorokina, që përdoren kryesisht për parandalimin dhe trajtimin e malarjes, po hetohen si terapi të mundshme për COVID-19.

Deklarata vuri në dukje se FDA kishte lëshuar një autorizim urgjent të për të lejuar që ilaçet e dhuruara të shpërndahen dhe të përshkruhen nga mjekët tek pacientët adoleshentë dhe të rritur me COVID-19, sipas rastit, kur një gjykim klinik nuk është i disponueshëm ose i mundshëm.

Agjencitë federale, të tilla si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor, po punojnë së bashku për të planifikuar provat klinike. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.