TIRANË, 27 mars/ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar disa rregulla për hyrjen dhe daljen nga banesa, në mënyrë që të qytetaret të mos rrezikohen nga prekja e infeksionit të COVID-19.
ISHP informon se gjëja e parë që duhet të bëni kur dilni nga shtëpia është të vishni rroba me mëngë të gjata e të mos përdorni askesorë si unaza, vëthë apo byzylykë.
“Kur del vish diçka me mëngë të gjata. Mblidh flokët, mos përdor vëthë, unazë apo byzylyk. Nëse ke maskë, përdore. Mos përdor transport publik. Po pate qen ose mace mos i lër të fërkohen në tokë ose në mure. Përdor peceta njëpërdorimshe të izolosh gishtat kur prek gjërat. Pas përdorimit, mblidhe pecetën dhe hidhe në kosh të mbyllur. Nëse kollitesh apo teshtin mos e bëj në ajër apo me duar, por me pjesën e bërrylit. Kur paguan, dezinfekto duart. Laj duart sa herë prek gjëra ose dezinfektoji. Mos prek fytyrën me duar jo të pastra. Mbaj distancë nga të tjetër.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kur prekeni nga COVID-19 rrezikoni të sëmureni rëndë, nëse keni një sëmundje jo të transmetueshme, një gjendje paraekzistuese, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, ato respiratore kronike, diabeti apo kanceri.
Rregullat që duhet të ndiqni me rigorozitet kur ktheheni në shtëpi
‘Kur të ktheheni në shtëpi, mos prekni asgjë. Hiqni këpucët. Dezinfektoni putrat e kafshëve shtëpiakë nëse ka dalë bashkë me ju. Hiq rrobat e sipërme dhe vendosi në koshin e rrobave të palara. Vendosni çantën, portofilin e çelësat e shtëpisë në një kuti të vendosur në hyrje të shtëpisë. Bëni dush. Nëse keni mundësi lani mirë duart në pjesët e ekspozuara, duart, kyçet, sytë. Lani syzet e telefonin me ujë dhe sapun ose alkool. Pastro sipërfaqen e gjërave që ke pasur me vete me zbardhuesin e rrobave përpara se t’i vendosni në vendin e duhur. Pas kësaj hiqini dorezat me kujdes , hidhini në koshin e plehrave dhe më pas lani duart sërish. Mos harroni nuk mund të arrijmë një dezinfektim të plotë. Objektivi është të pakësojmë rrezikun”, – rekomandon Instituti i Shëndetit Publik. Z.tosku/ /a.g/

























