Ballina Bota

BM – Hancock rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

LONDËR, 27 mars /ATSH-DPA/ – Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi sot se rezultoi pozitiv me koronavirus, duke iu bashkuar kryeministrit, Boris Johnson në izolim.

“Pas këshillave mjekësore, unë u testova për koronavirus”, shkruajti ai në Twitter.

“Rezultova pozitiv. Fatmirësisht simptomat janë të lehta dhe po punoj nga shtëpia ku edhe jam izoluar”, shtoi ai, pak pasi kryeministri Johnson konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. / /sara/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeprimi kundër COVID-19/ Rregullat e sigurisë për hyrjen dhe daljen nga shtëpia
Artikulli tjetërCOVID-19 – Londra u kërkon kthimin në punë policëve në pension