Ballina Bota

KROACI – Shënohet ulje e rasteve të reja me COVID-19

ZAGREB, 27 mars /ATSH-MIA/- Në Kroaci sot janë regjistruar vetëm 14 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, deklaroi Shtabi i Mbrojtjes Civile kroate.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 495, edhe 22 pacientë kanë lënë spitalin për shkak se janë shëruar duke rezultuar negativë nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Bili Berosh deklaroi se tashmë kjo është dita e katërt radhazi që numri i të infektuarve po ulet.

Kroacia sot e regjistroi viktimën e dytë me COVID-19, bëhet fjalë për një të moshuar i cili më herët ka pasur sëmundje kronike. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCoronavirus.al, platforma ofron informacion dhe këshillat për situatën nga COVID-19
Artikulli tjetërBRUKSEL – Sasoli: Do të nevojiten masa të jashtëzakonshme për pasojat e pandemisë në BE