Coronavirus.al, platforma ofron informacion dhe këshillat për situatën nga COVID-19

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Coronavirus.al është platforma që ofron informacionin e nevojshëm, këshillat e vyera dhe pasqyrimin e të rejave të fundit lidhur me gjendjen e shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur sot se kjo platformë u mundëson qytetarëve shqiptarë informacionin e nevojshëm lidhur me gjendjen e shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri.

Gjithashtu kjo platformë pasqyron edhe këshillat e vyera dhe pasqyrimin e të rejave të fundit në lidhje me këtë virus në vendin tonë.

“Platforma që ofron informacionin e nevojshëm, këshillat e vyera dhe pasqyrimin e të rejave të fundit lidhur me gjendjen e shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri”, ka theksuar sot Cakaj.

Në faqen e internetit www.coronavirus.al, qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.