BRUKSEL – Sasoli: Do të nevojiten masa të jashtëzakonshme për pasojat e pandemisë në BE

BRUKSEL, 27 mars /ATSH-MIA/- Kryetari i Parlamentit Europian, David Sasoli, mbajti një konferencë për shtyp përmes një videoje në të cilën u përqendrua në gjendjen e koronavirusit dhe pasojat me të cilat BE-ja do të përballet në të ardhmen.

“Kjo nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por krizë sociale dhe ekonomike e cila do t’i prekë të gjitha vendet dhe institucionet tona të BE-së, duhet të ndërmerren përgjegjësi”, deklaroi Sasoli.

”Parlamenti Evropian kërkon nga vendet anëtare të tregojnë solidaritet dhe fleksibilitet më të madh në rregullat buxhetore që të mundësohet rikuperim i shpejtë në recesionin e ardhshëm në BE”, shtoi ai.

“Do të na nevojitet kreativitet, kapacitete të reja, duhet të sigurojmë masa të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur krizave, e jo vetëm t’i adaptojmë instrumentet ekzistuese”, tha Sasoli, pa dhënë më shumë detaje për çfarë mekanizmash. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.