Ballina Bota

KINË – Reduktim drastik i fluturimeve ndërkombëtare si pasojë e COVID-19

PEKIN, 26 mars /ATSH-AFP/ – Kina do të vendosë duke nisur nga dita e dielë një reduktim drastic të fluturimeve ndërkombëtare me nisje nga vendi ose mbërritje për shkak të COVID-19, njoftoi sot Zyra kombëtare e Aviacionit Civil.

Një kompani kineze do të mundet tashmë të kryejë vetëm një fluturim të përjavshëm që nga Kina drejt në vendi të tretë.
Në të njëjtën mënyrë, një kompani e huaj do të kryejë vetëm një fluturim në javë drejt Kinës.

Kina nuk regjistroi sot asnjë rast të kontaminuar, me origjinë lokale, me koronavirus, por autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 67 raste të tjera të importuara.

Gjashtë të vdekur janë regjistruar, pesë prej të cilëve në qytetin e Wuhan, vatra kineze e epidemisë.

Vendi, ku nisi në dhjetor pandemia globale, ka prioritet sot të shmangë që Covid-19 të mos rikthehet në vend nga jashtë.

Rezultati, çdo person që hyn në Kinë do të vendoset në karantinë për 14 ditë, kushdo qoftë vendi nga vjen./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rritje e jashtëzakonshme e aplikimeve për përfitimin e bonusit të papunësisë
Artikulli tjetërVIDEO-COVID-19/ Rrugët e Shijakut të boshatisura, qytetarët zbatojnë masat e marra