Ballina Aktualitet

VIDEO-COVID-19/ Rrugët në Vlorë të boshatisura, qytetarët respektojnë masat e marra

 

TIRANË, 23 mars/ATSH/ Qytetarët e Vlorës kanë respektuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga Vlora ku qytetarët duken se po respektojnë masat e marra nga qeveria duke qëndruar në banesat e tyre, teksa shihen rrugët e boshatisura.

Në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, qeveria mori vendimin për kufizimin e lëvizjes nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Pas kësaj ore, të vetmet automjete që lejohet të qarkullojnë janë ato të Policisë së Shtetit për të kontrolluar respektimin e masave të marra për COVID-19 si dhe mjetet e transportit të mallrave për furnizimin e ushqimoreve.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPANAMA – Konfirmohet viktima më e re nga COVID-19
Artikulli tjetërVIDEO-COVID-19/ Edhe në Lezhë qytetarët boshatisin rrugët, qëndrojnë në shtëpi