PANAMA CITY, 23 mars /ATSH-AFP/- Panamaja konfirmoi sot vdekjen e një vajze 13-vjeçare nga Covid-19, një nga viktimat më të reja të raportuara deri më tani, sipas “La Guardian”.
Në nivel global, provat tregojnë se virusi është shumë më i rrezikshëm te njerëzit me kushte mjekësore ekzistuese dhe te të moshuarit.
Rasti i Panamasë ilustron atë që ekspertët mjekësorë janë përpjekur të përhapin ditët e fundit: të rriturit dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj virusit ose ndërlikimeve serioze.
Sipas një studimi nga Kina, sa më i vogël të jetë fëmija, aq më e madhe është mundësia për të vuajtur simptoma kritike ose serioze nga virusi./ /ervo/




















