TIRANË, 23 mars/ATSH/ Qytetarët e Lezhës kanë respektuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga Lezha ku qytetarët duken se po respektojnë masat e marra nga qeveria duke qëndruar në banesat e tyre teksa shihen rrugët e boshatisura.
Në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, qeveria mori vendimin për kufizimin e lëvizjes nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Pas kësaj ore të vetmet automjete që lejohet të qarkullojnë janë ato të Policisë së Shtetit, si dhe mjetet e transportit të mallrave për furnizimin e ushqimoreve.
/gj.mima/





















