Ballina Bota

COVID-19 – Norvegjia fond për vendet e varfra

OSLO, 23 mars /ATSH-AFP/ – Norvegjia njoftoi sot se synon të krijojë një fond brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra që të përballen me pandeminë e koronavirusit.

“Ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si virusi do të ndikojë në vendet në zhvillim, që kanë sisteme shëndetësore të brishta”, tha ministri Norvegjez i Ndihmës për Zhvillim, Dag-Inge Ulstein.

“Solidariteti ndërkombëtar është më i rëndësishëm se kurrë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme për ne të kontribuojmë ekonomikisht në një fond të tillë të OKB-së”, shtoi ai në një deklaratë.

”I financuar nga donatorë të ndryshëm, fondi duhet të krijohet, ndoshta këtë javë”, tha ministri.

Nisma, sipas Oslos, ka marrë edhe miratimin e zëvendëssekretares së përgjithshme të OKB-së, Amina Mohammed.

Të enjten, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se miliona jetë do të ishin në rrezik nëse bota nuk do të tregohej solidare, veçanërisht me vendet më të varfra, përballë pandemisë së koronavirusit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE diskutime për riatdhesimin e turistëve të bllokuar jashtë vendit
Artikulli tjetërMAL I ZI – Regjistrohet viktima e parë nga COVID-19