Ballina Bota

BRUKSEL – BE diskutime për riatdhesimin e turistëve të bllokuar jashtë vendit

BRUKSEL, 23 mars /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të zhvillojnë diskutime lidhur me përpjekjet e riatdhesimit të qindra mijera qytetarëve të BE-së, të cilët janë bllokuar jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Takimi, që do të zhvillohet përmes një videokonference, do të trajtojë gjithashtu efektet gjeopolitike të përhapjes së virusit.

Përpjekjet për frenimin e përhapjes së shpejtë të sëmundjes vdekjeprurëse COVID-19, kanë hequr fokusin nga përpjekjet e tjera diplomatike në Siri dhe Libi.

Josep Borrell, përfaqësuesi i Punëve të Jashtme të BE-së, theksoi se aktualisht përpjekjet janë të përqendruara në luftën kundër virusit.

Megjithatë, takimi do të trajtojë edhe misionin e planifikuar të BE-së për zbatimin e embargos së armëve të OKB-së në Libi. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Koreja e Jugut regjistron numrin më të ulët absolut të rasteve
Artikulli tjetërCOVID-19 – Norvegjia fond për vendet e varfra