Ballina Bota

MAL I ZI – Regjistrohet viktima e parë nga COVID-19

BEOGRAD, 23 mars /ATSH-DPA/ – Mali i Zi regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi, sipas transmetuesit shtetëror, RTCG.

RTCG njoftoi se viktima, 65 vjeç, vdiq menjëherë dje në darkë, pas mbërritjes në një spital në Podgoricë.

Sipas transmetuesit, ai kishte udhëtuar më parë në Serbi.

Aktualisht në vend, 22 persona rezultuan pozitivë ndaj COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Autoritetet njoftuan se 5 500 qytetarë të tjerë të dyshuar me koronavirus ishin nën vëzhgim. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Norvegjia fond për vendet e varfra
Artikulli tjetërBerat/ Zylyftari për ATSH: 1090 persona janë asistuar me ndihma, 8800 pensionistë kanë marrë pensionin në shtëpi