TIRANË, 2 mars/ATSH/Muaji mars bashkë me çeljen e luleve po nxit dhe kreativitetin e artistëve të qytetit të Elbasanit.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se pranvera vjen plot ngjyra në Elbasan. “Pranvera vjen plot ngjyra në Elbasan. Muaji mars, bashkë me çeljen e luleve po nxit dhe kreativitetin e artistëve të qytetit për punë të bukura”, – thotë Llatja.
Gjithashtu, muaji mars për çdo elbasanas sjell festën e Ditës së Verës, e quajtur dhe “Festa e luleve”, që merr përmasa të mëdha në gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.
Qyteti i Elbasanit ka pësuar ndryshime të rëndësishme pas ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe investimet në hapësira publike.
z.tosku/























