Kredia për ekonominë/ Arriti në 569 miliardë lekë në fund të janarit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/- Kredisë për ekonominë arriti në vlerën 569 miliardë lekë, afërsisht 6% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia për biznesin mbetet në rritje vjetore pozitive, me 4% më shumë. Në vlerë, kredia për bizneset private konsiderohet shtylla kryesore e kreditimit, me rreth 59% të portofolit total të huas.

Ndërsa segmenti më i shëndetshëm në kredidhënie vlerësohet ai për individët. Edhe për janarin e këtij viti, ky tregues shënoi rritje me 6.5%, kundrejt janar 2029. Portofoli i kredisë së individëve ka vlerën e rreth 196 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë eurove.

Sipas BSH-së nëse kredia për individë tashmë dominohet bindshëm nga leku, për biznesin valuta mbizotëruese është ende euro. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.