Ballina Kryesore

Fotogaleri/ Bashkëpunimi rajonal, politikanë e shoqëria civile nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Tiranë

TIRANË, 28 shkurt/ATSH-Z.Tosku/ Në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, shoqëria civile mbetet një aktore për të mos u anashkaluar.

Fondi i Ballkanit Perëndimor nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse mblodhi sot së bashku në Samitin e parë të Shoqërisë civile, vendimmarrës të ndryshëm, përfitues të fondeve, e deri tek përfaqësues të komunitetit të donatorëve për të shkëmbyer informacion dhe ide që mund të kontribuojnë në të ardhmen në procesin e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës së parë gjithëpërfshirëse dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor, pra i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergj Murra gjatë fjalës së mbajtur u shpreh se “Sekretariati i Fondit e gjithë përgatitja ka qenë një proces mësimi si dhe i kënaqshëm, emocionues dhe dua t’ju them që ne të gjithë jemi përgatitur me zemër për këtë aktivitet për të bërë me te mirën e mundshme. Fondi është një iniciativë e re, për here të parë qeveritë tone së bashku me një ekip për të punuar në organizëm rajonal me shoqërinë civile. Për herë të parë një fond që mbështet projektet në rajon. Kemi lëshuar 3 thirrje, jemi të surprizuar nga rezultatet. Kemi pasur më shume se 846 aplikimi për thirrje”.

Më tej, Murra tha se shoqëria civile e rajonit shprehet e gatshme për bashkëpunim në projekte të përbashkëta. “Shoqëritë civile të rajonit janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe politikanët po bëhen më të gatshëm në këtë rajon për bashkëpunim. Puna me fondin duhet të vazhdojë e të ndiqet me kujdes nga qeveritë.
Bashkëpunimi rajonal është proces gjithëpërfshirës, nuk mund të jetë i suksesshëm pa shoqërinë civile. Fondi kërkon të bëhet urë për shoqërinë civile me qeveritë.
Ne kemi nevojë për bashkëpunim më të madh me shoqërinë civile. Me duhet te theksoj se të gjithë OJQ duhet të mbështetën dhe vlerësohen sepse janë të rëndësishme për forcimin e demokracisë”,- tha Murra.

Mimi Kodheli në cilësinë e kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë tha se, diplomacia kombëtare duhet të luajë rol për të përforcuar ndjenjat e besimit tek politikëbërësit duke forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë vuajtur më shumë nga ndasitë dhe skemat, urrejtjet, duhet të fillojnë të njëjta rruge si vendet e Bashkimit Europian. Për ne, shqiptarët dhe popullit të rajonit prespektiva e Bashkimit Europian është e vetmja. Procesi i Berlinit është i konfirmuar si një instrument ku nëpërmjet projekteve bën të mundur zhvillimin e kësaj lidhje. Në këtë kontekst forcimi i bashkëpunimit në rajon dhe me partnerët Europiane bëhet objektiv. Nëse ne ngremë mure ndërmjet njëri-tjetrit, nuk është mënyra e duhur. Ne dëmtojmë në mënyrë mjaft të rënde paqen e kombeve tona. Diplomacia kombëtare duhet të luajë rol në këtë drejtim për të përforcuar ndjenjat e besimit tek politikëbërësit duke forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve. Mendoj se vendi im, shqiptarët po promovojnë parimin e gjithëpërfshirjes si një nga parimet bazë të Bashkimit Europian. Shqipëria po kontribuon në bashkëpunimin rajonal. Shqipëria i kushton më shumë vëmendje jo vetëm bashkëpunimit rajonal, por edhe rezultateve konkrete por në këtë mënyrë besojmë se do të jemi një lidhje e mirë mes Lindjes dhe Perëndimit duke pasur një Ballkan Perëndimor ,ne mund t’i tregojmë Europianëve se mund të bëhemi pjese e familjes europiane nëpërmjet vlerave. Shqipëria ka vuajtur prej skemave të ndarjes dhe sa shumë jemi te interesuar për t’i tejkaluar këto skema”, -u shpreh Kodheli.

Sekretari i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Popov tha se të gjitha analizat kanë treguar se shoqëria civile ka transformuar shoqëritë në tërësi.

“Ne jemi duke u përpjekur për të siguruar gjithëpërfshirjen. Mund të ndajmë së bashku që ne kemi ndërmarrë dhe jemi duke bërë përpjekje, është një punë e padukshme që po bëjmë për përpjekjet për në Bashkimin Europian. Minishengeni ka filluar me 3 shtete dhe mendoj se tani jemi me 4 shtete”.

Kryetarja e seksionit të operacionit për drejtësi dhe çështje të brendshme, delegacioni i BE në Shqipëri, Lenka Vitkova u shpreh se “Unë besoj se te gjithë, Komisioni i Europian dhe në të gjithë besojmë se qëllimi është i gjatë dhe anëtarësimi në BE është konkret dhe në janar kemi propozuar hapa si të zgjerojmë këtë proces si dhe rekomandimet në hapjen e negociatave janë në tavolinë. Angazhimi qe vjen nga Komisioni Europian dhe BE është për integrimin e rajonit. Shoqëria civile ka rol të rëndësishëm. Ata janë lidhja kryesore me qytetarët e rajonit. Ka një prioritet që ka BE është fokusi tek te drejtat e njeriut. Respektimi i të drejtave të të njeriut është baza e procesit në integrimit përfshirë pushtetin ligjor, sisteme demokratike”.  Ndërkaq, Vitkova shtoi se “Fondi i Ballkanit është nismë e mirëpritur që i sjell qeveritë bashkë për forcimin e marrëdhënieve. Ne kemi me shumë se 200 projekte në rajon. Ne besojmë se pajtimi dhe bashkëpunimi, marrëdhëniet e mira të fqinjësisë vjen nga vetë vendet. Projekti Europian është projekt paqeje, pajtimi, zgjidhje e mosmarrëveshjeve dhe shoqëria civile luan rol te rëndësishëm”.

Drejtori i Përgjithshëm pranë ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi, Nenad Koprivica tha se “Përparësia jonë është të rrisim bashkëpunimin rajonal për ta bërë më efikas. Shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në këto përpjekje. Ne do te vazhdojmë te mbështesim veprimtarinë, përpjekje, dhe zhvillimin i qendrueshëm. Të bëjmë të mundur qe te rinjtë të kenë një të ardhme të mirë Europiane”.

Nga ana e tij, Drejtori i Fondit të Vishengradit, Andor.F.David theksoi se “projektet tona kanë dy efekte. E para projekti ka nje produkt por me qëllim që të financohet një projekt duhet të ketë partneritet të ndryshëm. Kemi miqësi të reja që rrisim, njohuri që ndahen në vlera të përbashkëta. Kjo ndikon nga baza deri tek ata që marrim vendime” ku ndër të tjera shtoi se “në këtë pjese të botës besimi është ai që luan një rol dhe çdo gjë mund të shpjegohet nëpërmjet besimit. Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm sepse nuk na ka asnjë axhendë të fshehur dhe financohet nga vendet që janë pjesë të Fondit, këto janë para që vijnë prej tyre. Fondi Ballkanit Perëndimor është mjet i rëndësishëm”. Sipas tij, do të financohet edhe projekte të cilat konsiderohen të “vogla” por me rëndësi janë veçanërisht projektet lokale, që vijnë nga baza.

Pyetjeve të të interesuarve lidhur me financimet e BE-së për projekte, më konkretisht për fondet IPA 3, Vitkova tha se “Bashkimi Europian, ne kemi gjithmonë para dhe politika. Ka të bëjë me thellësinë dhe jo gjerësinë,kur ka të bëjë me mosmarrëveshje, sepse asgjë nuk mund të blejë dashurinë tuaj. Gjatë viteve të fundit kemi parë dokumente politike qe ne duhet të punojmë me bazën. Nisma të tilla si Fondi i Vishengradit, Fondi i Ballkanit Perëndimor janë mjaft të mirëpritura nga Bashkimi Europian.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një instrument ndër-qeveritar dhe si një iniciativë rajonale, e cila e parafytyron rajonin e Ballkanit Perëndimor në paqe dhe të integruar në Bashkimin Europian. Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga qeveritë e Palëve Kontraktuese si: Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi. Marrëveshja për krijimin e FBP u nënshkrua nga Ministrat e Jashtëm të BP6 në Nëntor 2015. Fondi filloi zyrtarisht veprimtarinë në 1 Tetor 2017, kjo pas përfundimit të procedurave të ratifikimit nga Parlamentet e Palëve Kontraktuese. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia për ekonominë/ Arriti në 569 miliardë lekë në fund të janarit
Artikulli tjetërPëllumbi: Bashkëdrejtimi me gratë i organizatave të PS-së, risi e këtij Kongresi