Ballina Aktualitet

Pëllumbi: Bashkëdrejtimi me gratë i organizatave të PS-së, risi e këtij Kongresi

TIRANË, 28 shkurt /ATSH – I. Vata/- Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS-së, Arben Pëllumbi tha sot se risi në Kongres është bashkëdrejtimi nga gratë në organizatat e PS-së.

Në një prononcim për ATSH, Pëllumbi tha se “kemi filluar nga shtatori një risi në organizimin e Partisë Socialiste e cila ka të bëjë me bashkëdrejtimin e strukturës bazë të PS-së që ka të bëjë me parimin një grua dhe një burrë apo një djalë dhe një vajzë. Kjo nevojë për t’i dhënë më shumë hapësirë asaj që është pjesa më e rëndësishme e shoqërisë shqiptare në drejtimin e partisë dhe të forcës politike, është dhe shkaku që po e nisim kongresin, pikërisht me ato që janë dhe votuesit më të rëndësishëm të partisë sonë”.

“Ne kemi pasur në fillim të shtatorit të vitit të kaluar 574 gra në drejtimin e organizatave socialiste dhe në fund të dhjetorit 2019 që kemi statistikën e fundit kemi 2574 gra që drejtojnë dhe bashkëdrejtojnë PS-në”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri/ Bashkëpunimi rajonal, politikanë e shoqëria civile nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Tiranë
Artikulli tjetërGjermeni: Vetëm ligjet nuk e ndalojnë dot dhunën ndaj grave, nevojë për më shumë ndërgjegjësim