Ballina Bota

SHBA – Guterres thirrje për armëpushim në Idlib

NJU JORK, 21 shkurt /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim në Idlib dhe për përfundim të menjëhershëm të makthit dhe dhunës.

Në një deklaratë në selinë e përgjithshme të OKB-së, Guterres deklaroi se për shkak të konflikteve në veriperëndim të Sirisë ku janë zhvendosur rreth 900 mijë persona, kanë humbur jetën shumë fëmijë dhe është shkelur vazhdimisht ligji humanitar ndërkombëtar.

Pasi vuri theksin se në veriperëndim të Sirisë ndodhen rreth 2,8 milionë persona në nevojë, Guterres bëri thirrje për ndihmë në shumën prej 500 milionë dollarëve, për përballimin e nevojave të personave që janë zhvendosur gjashtë muajt e fundit.

“Qeveria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia, vazhdon sulmet tokësore prej rreth një viti. Këtë muaj mes forcave turke dhe siriane janë shënuar konflikte që kanë rezultuar me vdekje. Përveç situatës dramatike dhe asaj humanitare që sa vjen e përkeqësohet, së bashku sjellin edhe rreziqe serioze, rezultatet e të cilave as nuk mund t‘i imagjinojmë”, deklaroi Guterres. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Merkel shpreh mirënjohje për solidaritetin e BE-së ndaj sulmit në Hanau
Artikulli tjetërInternet banking / 89% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve