Internet banking / 89% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/- Shërbimi i internet banking u rrit me ritme dyshifrore gjatë vitit 2019.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 442 mijë, në rritje vjetore me 11% ose rreth 43 mijë llogari më shumë.

Statistikat tregojnë se rreth 89% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve. Në Shqipëri shërbimet e internet banking i përdorin rreth 15.5% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 14% të vitit 2017.

Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Një pjesë e tyre i ofrojnë shërbimet e internet banking pa pagesë, për t’i nxitur klientët t’i përdorin më shumë ato. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.