BRUKSEL – Merkel shpreh mirënjohje për solidaritetin e BE-së ndaj sulmit në Hanau

BRUKSEL, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi kolegët europianë për solidaritetin që treguan pas sulmit racist në qytetin gjerman, Hanau.

“Para së gjithash, do të doja të falenderoja përzemërsisht kolegët e mi europianë për keqardhjen që shprehën lidhur me vrasjet e tmerrshme në Hanau”, deklaroi Merkel pas samitit të BE-së në Bruksel.

“Liderët e tjerë e kanë bërë të qartë se ekziston një solidaritet i fortë europian në luftën kundër racizmit, ksenofobisë, terrorizmit të djathtë dhe për demokracinë tonë, vlerat tona dhe dinjitetin e të gjithëve”, shtoi ajo. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.