Ballina Bota

FOKUS – COVID-19 anulon panairin botëror të telefonisë

BARCELONË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një goditje tjetër e radhës për ekonominë botërore vjen nga koronavirusi, që mori emrin e ri COVID-19.

Kongresi Botëror i Telefonisë, ​​një nga panairet më të mëdha në botë për telefoninë, që organizohet që nga viti 2006 në Barcelonë dhe që ishte planifikuar për këtë vit nga 24 deri më 27 shkurt, u anulua.

Edhe pse nuk ka raste të koronavirusit në Spanjën kontinentale, frika e përhapjes tashmë kishte sjellë që dhjetëra kompani të mëdha, nga Amazon-i tek Facebook-u, nga Sony tek Vodafone, të merrnin vendimin për t’u tërhequr nga panairi, duke sqaruar se kanë në përparësi shëndetin e punonjësve të tyre.

Gjigantët Koreanë si Samsung dhe Huawei kinez kishin konfirmuar pjesëmarrjen, me masa shumë të rrepta shëndetësore si karantinën parandaluese të hoteleve në dispozicion të tyre për menaxherët dhe stafin.

Autoritetet spanjolle dhe Katalonja ishin përpjekur të shmangnin këtë situate duke duke apeluar për qetësi.

Por, pas një takimi të mbledhur urgjentisht, shoqata organizuese GSMA ka qenë e detyruar të anulojë gjithçka “sepse shqetësimi në të gjithë botën për epideminë e koronavirusit, kanë bërë të pamundur organizimin e kësaj ngjarjeje”.

Humbjet prej anulimit të panairit janë milionëshe.

Panairi botëror priste këtë vit pjesëmarrjen e rreth 2 800 kompanive dhe të paktën 110 mijë vizitorëve, përfshirë 5 000 kinezë.

Shumë prodhues kishin përfituar tashmë nga panairi i Barcelonës në të kaluarën për të prezantuar produktet e tyre të reja, por mbi të gjitha kontratat e reja me klientët e tyre.

Vetëm qyteti i Barcelonës kishte parashikuar 500 milionë euro të ardhura dhe 14 000 vende pune.

Para’ të hedhura në tym për gjithë sektorin e turizmit, ndërsa hotelierët do të duhet të rimbursojnë pjesërisht tarifat e prenotimeve./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, seancë dëgjimore me prokurorin Thoma Jano
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë: Ritmet e rritjes ekonomike në 2020 do të përshpejtohen, ulim normën bazë të interesit për lekun