TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Thoma Jano, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Trupa gjykuese për subjektin e rivlerësimit përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Subjektit Thoma Jano i janë vlerësuar të 3 komponentët e rivlerësimit: kriteri pasuror, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës./k.s/























