BM – Dorëheqje e papritur e ministrit të Financave

LONDËR, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Financave, Sajid Javid, një prej ”peshave” më të rënda të qeverisë së Boris Johnson dha sot dorëheqjen gjatë riorganizimit të parë që prej Brexit, njoftoi sot zëdhënësi i tij.

“Ai u zëvendësua nga kryesekretari i Thesarit Rishi Sunak”, njoftoi Downing Street.

Kjo dorëheqje, një e papritur e madhe në një riorganizim që u njoftua brilant, ndodhi një muaj nga prezantimi i buxhetit, i pari që kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar.

Sipas një burimi pranë Javid, kryeministri, Boris Johnson kërkoi që ministri i Financave të shkarkojë të gjithë këshilltarët specialë për t’i zëvendësuar me ato të Downing Street.

“Javid theksoi se asnjë ministër që ka respekt për veten nuk do ta pranonte një kusht të tillë dhe për këtë ka zgjedhur të japë dorëheqjen”, nënvizoi burimi.

Sajid Javid, 50 vjeç, është një ish-bankier me të shkuar në politikë. Djali i një shoferi pakistanez autobuzi, zuri postin e ministrit të Brendshëm para se të emërohej ministër i Buxhetit të Shtetit, kur Boris Johnson mori kryesimin e qeverisë.

Para fitores së tij në zgjedhejt legjislative të 12 dhjetorit, kryeministri konservator kishte preferuar të priste që Britania e Madhe të largohej nga Bashkimi Europian para se të kryente një riorganizim të qeverisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.