Ahmetaj priti ambasadoren Yuri Kim: Kontributi i SHBA-së në procesin e rindërtimit do të vijojë

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Ministri Ahmetaj bëri të ditur se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverinë shqiptare në procesin e rindërtimit do të vijojë.

“Mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve tona për rindërtim”, deklaroi Ahmetaj./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.