NJU JORK, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit të OKB-së është thirrur të votojë një rezolutë duke mbështetur një armëpushim në Libi, që do të ishte teksti i parë detyrues, i miratuar që nga shpërthimi i konfliktit në fillim të prillit, bënë sot të ditur burimet diplomatike.
“Një votim u kërkua nga Britania e Madhe, redaktore e tektit, që u bë objekt diskutimesh që prej më shumë se tre javësh”, theksoi një diplomat.
Qëndrimi i Rusisë, që bllokoi një javë më parë projektrezolutën, mbetet i panjohur./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























