Ballina Bota

LONDËR – Koleksioni më i madh privat i uiskit në ankand

LONDËR, 7 shkurt /ATSH-AFP/- Koleksioni më i madh privat i uiskit, në pronësi deri në vdekjen e tij nga një amator amerikan, doli sot në ankand.

Disa prej shisheve të tij mund të kapin shifra deri në një milion sterlina.

E përbërë kryesisht nga uiski skocez me një lloj malti, tërësia e më shumë se 3 900 shisheve, e cilësuar nga faqja “Whiskyauctioneer.com” si koleksioni i përsosur, do të shitet në dy pjesë.

Pjesa e parë do të ofrohet deri më 17 shkurt.

Pjesa e dytë do të pasojë nga 10 deri më 20 prill.

Shishet e ofruara për shitje vijnë nga një koleksion i Richard Gooding, një amerikan nga Kolorado, i cili ka kaluar dekada duke krijuar koleksionin e përsosur të uiskit dhe duke udhëtuar rregullisht në Skoci në kërkim të shisheve të rralla.

Becky Paskin, një eksperte në fushën e uiskit, dallon midis shisheve kryesore uiskin “Old Orkney de Stromness”, i viteve ’30 ose atë të distilerisë “Dallas Dhu” i viteve ’20, që të dy produkte të zhdukura në distileritë e sotme.

“Lëngu i çmuar i këtyre shisheve përfaqëson një epokë që nuk ekziston më. Ai na mundëson të përjetojmë një çast unik në kohë”, tha ajo./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaloka: Ligji Anti KÇK një dështim
Artikulli tjetërNjohuritë e bashkive për integrimin në BE/ Prezantohet raporti i dytë i vlerësimit në Vlorë