Ballina Bota

TAJLANDË – 10 milionë dollarë humbje në turizëm për shkak të koronavirusit

BANGKOK, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Tajlanda pritet të humbasë rreth 10 milionë dollarë të ardhura nga rënia e numrit të turistëve kinezë, për shkak të epidemisë së koronavirusit, deklaroi sot ministri i Turizmit, Pipat Ratchakitprakarn.

Ai theksoi se numri i turistëve kinezë në shkurt parashikohet të ulet me rreth 80-85%, nga 30 000 vizitorë në ditë në 3000.

“Kjo varet nga kohëzgjatja e koronavirusit, por sipas vlerësimeve, humbjet për të gjithë vitin do të jenë rreth 10 milionë dollarë (300 miliardë bahtë tailandez)”, shtoi Pipat. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni i gatshëm të marrë kontrollin e Nokia/Ericsson për të penguar Huawei-n në 5G
Artikulli tjetërFUTBOLL – Kroati Skocic emërohet trajner i ri i Iranit