TEHERAN, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Kroati Dragan Skocic, u emërua trajner i Kombëtares së Iranit, njoftuan mediet, duke cituar shoqatën e futbollit në Iran.
Skocic 51 vjeç, pasoi belgun Marc Wilmots, i cili u largua në muajin dhjetor.
Gjatë vitete të kaluara ai ka qenë trainer i katër klubeve në Iran.
Në muajt e ardhshëm ai do përballet me kualifikuesit kryesorë për Kupën e Botës 2022, ku Irani ndodhet në vendin e tretë. / /sara/













