Ballina Flash

E ardhmja e Shqipërisë në BE/ Soreca: Shumë e nevojshme përfshirja e përkushtimi i të rinjve

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ -Përfshirja dhe përkushtimi i të rinjve për çështjet e antikorrupsionin, integritetin dhe të drejtat themelore është shumë e nevojshme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca zhvilloi mëngjesin e sotëm një bisedë frymëzuese me studentë pasuniversitarë dhe studentë të Universitetit.

“Bisedë frymëzuese me studentë pasuniversitarë dhe studentë të universitetit këtë mëngjes mbi antikorrupsionin, integritetin dhe të drejtat themelore”, thekson Soreca.

“Shkrimet e tyre cilësore tregojnë përfshirje dhe përkushtim. Shumë e nevojshme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, shprehet Soreca.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pakti për Universitetin”/ Universiteti “Aleksandër Moisiu” me laborator për Informatikën dhe Teknologjinë e Informacionit
Artikulli tjetërPaketa Anti KÇK ka mbështetjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë