Ballina Bota

KINË – Pezullohen aktivitetet prodhuese për shkak të koronavirusit

PEKIN, 3 shkurt /ATSH-ANSA/- Të paktën 24 provinca në Kinë, të tilla si ato të Shangait, Chongqingut dhe Guandongut, kanë shtyrë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe prodhuese deri më 10 shkurt nga frika e infeksionit me koronavirus, të shfaqur në provincën e Wuhanit.

Këto janë provinca, që në vitin 2019 i kanë dhënë Kinës më shumë se 80% të PBB-së, paraqesin 90% të eksporteve të vendit.

Hubei, zemra e epidemisë, nuk do të rinisë aktivitetet tregtare para 14 shkurtit, përveçse nëse kërkohet një zgjatje e mëtejshme./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina: SHBA përhap panik për koronavirusin
Artikulli tjetërLista me më të kërkuarit, Policia publikon dhe dy emra të tjerë