PEKIN, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina ka kritikuar ashpër SHBA-në për vendosjen e shtrëngimeve ndaj shtetasve kinezë për shkak të koronavirusit duke akuzuar Uashingtonin se po krijon dhe po përhap panik.
“Qeveria amerikane ka qenë e para që ka evakuar personelin e konsullatës në Wuhan, qyteti më i prekur nga epidemia dhe që ka sugjeruar tërheqjen e pjesshme të personelit të saj të ambasadës dhe për të vendosur ndalimin në territorin e saj të udhëtarëve kinezë”, nënvizoi Hua Chunying, një zëdhënëse e ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Ajo vetëm ka krijuar dhe përhapur panik, gjë që përbën një shembull shumë të keq”, theksoi Hua për shtypin./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.













