Kuvend- Interpelancë me ministrat Lleshaj, Gjonaj dhe Klosi kërkuar nga një grup deputetësh

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ – Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të zhvillojë sot në Kuvend një interpelancë urgjente të kërkuar nga deputeti Artur Roshi.

Gjithashtu sot do të ketë një interpelancë urgjente të kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Kuvendi do të shqyrtojë sot projektligjin “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Minamatës “Për mërkurin”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.