Ballina Bota

SHBA – Rrezikojnë të përplasen dy satelitëve në orbitë

ANKARA, 29 janar /ATSH-AA/ – Kompania për vëzhgimin e satelitëve LeoLab paralajmëroi se dy satelitë të vjetër që i përkasin SHBA-së mund të kenë rrezik përplasje në orbitë, transmetoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

LeoLab theksoi se sateliti astronomik infrared (IRAS) i NASA-s dhe sateliti i eksperimetit për stabilizimin e gravitetit (GGSE-4), të Forcave Ajrore Amerikane do të kalojnë në afërsi me njëri-tjetrin në orbitën e ulët që përkon mbi Pittsburg në SHBA.

Sipas kompanisë, dy satelitët jofunksional që lëvizin në orbitë në drejtime të kundërta me shpejtësi konstante prej 14,7 kilometra në sekondë, parashikohet të afrohen me njëri-tjetrin 15 deri në 30 metra.

Kjo afërsi mes dy satelitëve mund të sjellë edhe rrezikun e përplasjes për shkak se janë jashtë funksionit dhe nuk mund të kontrollohen nga toka.

Në rast të përplasjes së tyre ekzistojnë shqetësimet për përhapjen e mbetjeve satelitore në orbitë, gjë që mund të përbëjë rrezik edhe për satelitët e tjerë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPogradec/ Zyra e re rajonale e shërbimeve të transportit rrugor u kursen qytetarëve kohë e para
Artikulli tjetërInvestimet në sport, Ylli: Ndryshimet janë të mëdha