WUHAN, 26 janar /ATSH-AFë/ – Tridhjetë raste të reja, me pasojë vdekjen, nga epidemia e pneumonisë virale në Kinë u regjistruan në provincën e Hubeit duke e çuar bilancin në 54 të vdekur dhe 323 raste të reja të infektuar me koronavirus u konfirmuan, njoftuan sot autoritetet lokale.
“Sipas të dhënave të fundit nga Hubei, epiqendra e përhapjes së virusit, numri i të infektuarve, të konfirmuar në të gjithë vendin ka arritur në 1 610”, sipas informacioneve të qeverisë qendrore./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























