Ballina Flash

Këndi Amerikan në Tiranë, seancë informuese për programin “Technovation”

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Këndi Amerikan në Tiranë organizoi këtë javë hapjen e programit për vajza “Technovation”.

Vajza nga 10 deri 18 vjeç u mblodhën në Këndin Amerikan për një seancë informuese.

“Technovation” është një program mbarëbotëror ku skuadra me vajza nga vende të ndryshme mësojnë dhe zbatojnë aftësitë për të zgjidhur probleme të botës reale nëpërmjet teknologjisë.

Vitin e kaluar, ekipi D3C0ders nga Shqipëria fitoi sfidën globale me aplikacionin e tyre në ndihmë të viktimave të dhunës me bazë gjinore.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Pas tërmetit 6,8 ballë Rihter, frika nga goditjet e tjera më e fortë se i ftohti
Artikulli tjetërKINË – Rritet numri i viktimave si pasojë e koronavirusit