Ballina Bota

GJERMANI – Lagarde: Bisedimet BE-SHBA sinjal pozitiv

FRANKFURT, 23 janar /ATSH-AFP/- Takimi i së martës, në Davos, mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen është një sinjal pozitiv për të zgjidhur tensionet tregtare amerikano-europiane, vlerësoi sot presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

“Toni dhe vendosmëria e të dyja palëve duhet të merret si një sinjal pozitiv”, tha Lagarde, ndërkohë që optimizmi i shfaqur nga von der Leyen për mundësitë e arritjes së një marrëveshje tregtare brenda disa javësh befasoi shumë burime europiane.

Në një kohë kur Kina dhe SHBA sapo kanë nënshkruar një armëpushim tregtar, Donald Trump rifilloi armiqësitë kundër europianëve, duke përmendur përsëri të mërkurën kërcënimin për vendosjen e taksave ndëshkuese për makinat europiane./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Arsimit mbyll shkollën e mesme “Saadi” në Tiranë
Artikulli tjetërLleshaj: Në shkurt ngrihen Njësitë e reja në Policinë e Shtetit kundër krimit