Ballina Bota

FOKUS – Koreja e Jugut përjeton rritjen më të ngadaltë ekonomike në 10 vitet e fundit

SEUL, 22 janar /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Koresë së Jugut u rrit me një normë vjetore prej vetëm 2% vitin e kaluar, shkalla më e ngadaltë në 10 vjet.

Tkurrja në aktivitetet e ndërtimit dhe investimet e ngadalta ndikuan gjithashtu në ekonominë e katërt më të madhe aziatike për të dytin vit radhazi, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka Qendrore.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 2,7% në 2018, ndërsa eksportet e mallrave u rritën vetëm me 0,4 %, nga 3,3% një vit më parë.

Në veçanti, mosmarrëveshja tregtare midis SHBA dhe Kinës dhe dobësia e tregut global të çipave ka ndikuar në ekonominë e Koresë së Jugut.

Sidoqoftë, në tremujorin e katërt të vitit 2019, PBB u rrit më shumë sesa pritjet e analistëve në krahasim me tremujorin e kaluar duke nxitur shpresat për një rikuperim në vend.

Mallrat më të rëndësishme të eksportit në vend përfshijnë paJisjet elektrike, produktet e naftës, automobilat, anijet, makinat, telefonat celularë dhe ekranet e sheshta./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngrihet komisioni i vlerësimit të kandidatëve
Artikulli tjetërDokumentohet ngjarja në “Astir”, policia shpall në kërkim autorin